Futboll Seria A Sport

Transferimi çështje orësh/ Inter paguan klauzolën për “yllin” e skuadrës italiane

Radja Naingolan është pranë transferimit te skuadra e Interit. Ky është lajmi i bujshëm që raportojnë sot mediet italiane, ku tregojnë se klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me kryeqytetasit për shërbimet e mesfushorit. Bëhet e ditur që drejtuesit e Interit janë gati të paguajnë 30 milionë euro duke përfshirë në klauzolë edhe talentin e zikaltërve, Nicolo Zaniolo.

Sipas Tuttosport, marrëveshja pritet të mbyllet në 1 korrik. Nëse gjithçka finalizohet me sukses, atëherë Naingolan do të gjente te Inter, trajnerin Luçiano Spalleti me të cilin ka punuar kur ishte pjesë e Romës.

Related posts

ZYRTARE/ Raste të shumta me Covid-19 të futbollistëve, kampionati italian pezullohet deri në datën 1 maj

Delo.autor

PLAS GALLATA TE BARCELONA/ Ylli katalanas dëmtohet duke festuar golin që u anulua

Delo.autor

TRONDITET MILANI/ U vendos: Kapiteni i KUQEZINJËVE do të largohet në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment