Futboll Sport

Pasuesi i Barzaglit/ Juventusi kërkon mbrojtësin e Atletico Madrid 

Juventusi vijon të mendojë për përforcimin e repartit të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e bardhezinjve kanë hedhur sytë nga kampionati spanjoll, ku po vëzhgojnë me interes Stefan Saviç, që është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2015, kur u transferua nga Fiorentina për shumën e 10 milionë Eurove.

Po për të arritur te kartoni i 27-vjeçarit më parë “Zonja e Vjetër” duhet të mposhtë konkurrencën e Chelsea, të cilët duket se janë në avantazh, pasi kanë javë që janë në bisedime me klubin spanjoll.

Qendërmbrojtësi nga Mali i Zi është një njohës i mirë i Serisë A, pasi ka luajtur me Fiorentinën gjatë sezoneve 2012-2015, para se të transferohej në Spanjë, te Atletico e Madridit.

Related posts

“SHPËRTHEJNË DJAJTË E KUQ”/ Shënojnë 2 gola brenda 1 minute kundër Chelsea, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

HAZARD NXJERR MLLEF: Franca luan shëmtuar, por të mund

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ MANCHESTER CITYT/ Emery: Na duhet ndihmë e madhe për t’ja dalë

Delo.autor

Leave a Comment