Futboll Sport

Uruguai e Egjipti e mbyllin “në paqe” pjesën e parë

Në ditën e parë të Botërorit, Rusia ka marrë një fitore të thellë kundër Arabisë Saudite dhe Cheryshev ka realizuar edhe një gol që do të jetë një nga kandidatët për më të bukurin e Botërorit.

Dita e dytë ka filluar me Egjipt-Uruguai, e mbyllur 0-0 në pjesën e parë. Gjithsesi, momentet kyçe nuk kanë munguar, teksa në 45 minutat e para të këtij takimi kanë ardhur simulimi i parë qesahark i Kupës së Botës dhe gafa e parë.

Në fillim ka qenë lojtari i Egjiptit, Abdallah Said, i cili është rrëzuar pa asnjë arsye, i paprekur nga kundërshtari, me arbitrin që e ka paralajmëruar të mos e bëjë më një gjë të tillë.

Më pas ka ardhur edhe gafa, që ka patur për autor yllin e Barcelona-s, Luis Suarez, i cili ka humbur një rast të pastër me portën e boshatisur.

https://twitter.com/pesMotD/status/1007598512878575617

 

Related posts

Neymar dhe Alves sillen si bosa, kjo s’u pëlqen lojtarëve tjerë të PSG-së

Delo.autor

Humbën kampionin e botës/ BARCELONA “provokon” lojtarin e INTERIT, zikaltrit friksohen

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Frikë për AKT TERRORIST: I gjithë shteti mobilizohet për Izraelin

Isa.Autor

Leave a Comment