Futboll Seria A Sport

Goditjet e lira i kishte si penallti/ Andrea Pirlo zgjedh 3 “pasardhësit” e tij

Të gjithë ata që e kanë arritur ta shohin në fushën e blertë, kurrsesi nuk mund të kenë humbur gjuajtjet e lira të Andrea Pirlos. Mesfushori italian i shndërronte një pjesë të madhe të tyre në gola, aq sa të gjithë thonin se për të janë si 11-metërsha.

Sot, ai nuk është më pjesë e fushës së blertë, megjithatë s’mund të qëndrojë larg futbollit. Në një prononcim për Goal.com, Pirlo ka zgjedhur “shënjestruesit” më të mirë.

“Për momentin janë 3 futbollistë që dinë të shënojnë nga goditjet e lira dhe ata janë Lionel Messi, Miralem Pjanic dhe Paulo Dybala. Të gjithë këta janë shumë të rrezikshëm dhe “vdekjeprurës” me goditjet standarte”, deklaroi ai.

 

Related posts

Italia, zbulohen 5 kandidatët dhe shanset e tyre për pankinën azzurre

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Kuqezinjtë shpëtojnë nga “makthi” Orsato, ndryshohet arbitri për Milan-Juventus

Delo.autor

KAMPIONI I “MMA” TREGON MIQËSINË ME FENOMENIN E JUVES DHE MILANIT/ Khabib: Ja frika që ka Ronaldo, Ibra më dërgoi…

Delo.autor

Leave a Comment