Futboll Sport

Deschamps: Ishte një ndeshje ndërlikuar, mund të bëjmë shumë më mirë

Didier Deschamps, trajneri i kombëtares franceze, foli pas fitores 2-1 kundër Australisë, në TF1: “Nuk ishte e lehtë, por fitorja e parë është shumë e rëndësishme. Ishte e ndërlikuar sot, ndaj një ekipi që na krijoi mjaft vështirësi. Është e vështirë të shpjegosh gjithçka. Ne kemi humbur një ndryshim ritmi, një luhatje të vogël. Pas kësaj, ata nuk ishin të rrezikshëm.

Kishte një mungesë efikasiteti në kapjen e topit, në pasime. Në fund të ndeshjes, patëm disa mundësi të tjera. Siç po e shihni në këtë fillim Botërori, është e vështirë për të gjithë, përveç ndeshjes së parë të rusëve kundër Arabisë Saudite (5-0). Bëmë punën, morëm fitoren, që vlen më shumë se gjithçka tjetër. Por, ne mund të bëjmë më mirë, shumë më mirë”.

Related posts

Pësoi dëmtim të frikshëm, Sane i rikthen buzëqeshjen Pep Guardiola-s

Q.Autor

EURO 2020/ Kroacia e nis zjarr, super ylli i Real Madrid bën gjithçka vetë (VIDEO)

Delo.autor

Diego Armando Maradona bën veprimin e çuditshëm, të gjitha shpresat te Messi (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment