Futboll Seria A Sport

Juventus kërkon sulmuesin e Manchester United/ “Djajtë” vendosin çmimin përfundimtar

Skuadra e Juventis-it është në kërkim të një sulmuesi të nivelit shumë të lartë dhe drejtuesit e skuadrës duket se e kanë gjetur në Angli. Bëhet fjalë për lojtarin e Manchester United, Anthony Martial.

22 vjeçari prej kohësh është i interesuar për shërbimet e francesit, por deri më tani nuk ka patur asnjë marrëveshje. “Djajtë e Kuq” e kanë marrë mesazhin nga Italia dhe menjëherë kanë vendosur çmimin për “yllin” e tyre, duke kërkuar jo më pak se 85 milion euro, sikurse raporton Tuttomercatoweb.

Deri më tani jemi në ditët e parë të merkatos dhe për këtë rast duhet të presim, nëse Juventus e ka seriozisht për të marrë shërbimet e lojtarit, apo thjeshtë janë zëra merkatoje.

 

Related posts

BOTËRORI U-17/ Brazili eliminon Italinë, merr fund aventura e portierit shqiptar me fanellën ‘axurre’

Delo.autor

West Ham-Manchester City, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

“LOS BLANCOS” KËRKON RIKTHIMIN/ Përgjigja e Mourinhos kur pyetet për stolin e Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment