Futboll Sport

QESHRAKE/ Në Maltë nuk e njohin mirë KUKËSIN: Luajmë në “Zeqir Ymeri”

Kukësi ka mësuar kundërshtarin e ri të Champions League, por me sa duket mediet malteze nuk kanë shumë dijeni rreth aktualitetit të futbollit tonë. Pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, në Maltë shkruajnë se ekipi i tyre, Valleta do ta luajë takimin e parë në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës.

Por, në fakt impianti i verilindorëve nuk plotëson më as kushtet për të luajtur një ndeshje të Superiores. Sipas “timesofmalta” takimi i parë do të luhet në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Megjithatë verilindorët janë dakortësuar me drejtuesit e “Loro Boriçit” që t’i luajnë takimet e Europës në impiantin shkodran. Kujtojmë që ndeshja e parë do të zhvillohej në datën 10 ose 11 korrik.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

DOPIETË SPEKTAKOLARE NË PREMIER/ Shikoni dy supergolat e ish-sulmuesit të Milanit (VIDEO)

Delo.autor

Paculti është ”i çuditshëm”, ndryshon mënyrën e meditimit para Laçit (FOTO)

Sadik.Autor

SHITJA E MILANIT/ LI-Commisso pranë marrëveshjes: mbi €500mln dhe 30% aksione për pronarin aktual

Isa.Autor

Leave a Comment