Sport Të tjera

Koha më e shpejtë e vitit në 100m është një turp, rekordi i Bolt i paarritshëm

Rekordi i botës në garën e 100 metrave është ai i vendosur nga Usain Bolt, 9”58, ndërkohë që koha më e mirë e këtij viti në këtë disiplinë është 9”91. Ajo u vendos sot nga atleti 22-vjeçar britanik Zharnel Hughes, gjatë një turne të zhvilluar në Xhamajkë, pikërisht në shtëpinë e sprinterit rekordmen bote.

Ajo që bie në sy dhe që ka lëshuar alarmin është se prej dy vitesh kohët nën 10 sekonda të dhëna nga atletët janë të pakta dhe jo vetëm kaq, por ato kohë janë shumë larg rekordit të Bolt. Edhe pse u përfol për disa emra si pasardhësit e mundshëm të sprinterit xhamajkan, duket se asnjëri nuk është i denjë të marrë këtë trashëgimi.

Kohët e dhëna nga atletë të ndryshëm kanë qenë më së shumti sporadike dhe nuk kanë patur vijueshmëri, çka e bën rekordin e Usain Bolt të paarritshëm, të paktën për momentin, pasi nuk duket ndonjë atlet në gjendje që t’i afrohet kësaj kohe. Një alarm, që tregon se mungojnë sprinterët e dikurshëm, të aftë që të vendosin rekorde.

Related posts

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Akuzat publike për fiksim rezultatesh, FFK-ja gjobit skuadrën e Ballkanit

Delo.autor

VIJOJNË ME RINOVIMET NË “OLD TRAFFORD”/ Djajtë e Kuq” kërkojnë të shtyjnë kontratën e sulmuesit britanik, ja sa ofron ekipi…

Delo.autor

VETËM 16 MINUTA NË 3 MUAJ/ Objekti misterioz kalon dëmtimin, tifozët e Milanit dhe trajneri presin ta zbulojnë

Delo.autor

Leave a Comment