Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Luajti 87 minuta, por lojtari i Perusë nuk mban mend asgjë!!!

Të luash një ndeshje në një Kupës të Botës është ëndrra e të gjithë fëmijëve, sidomos për ata në ato vende ku vetë arritja e përfaqësuese në Botëror konsiderohet si mrekulli. Ky është edhe rasti i Perusë, që mundonte prej 36 vitesh, që nga Spanjë 1982.

Renato Tapia, mesfushori 22-vjeçar i Feyenoord, arriti të realizojë ëndrrën, por fatkeqësisht për të, si pasojë një goditje në kokë, pas përplasjes me Simon Kjaer, nuk mban mend qoftë edhe një minutë nga 87 që luajti në ndeshjen kundër Danimarkës. Ai kujton vetëm himnin para ndeshjes.

“Nuk kujtoj asgjë nga ato që ka ndodhur dje, – tha Tapia. – Di vetëm që ishte një ditë e veçantë, por kur kthej kohën pas kujtoj vetëm që këndova himnin dhe asgjë tjetër nga paraqitja ime apo e shokëve të mi. Megjithatë ndihem mirë dhe do të jem në dispozicion të trajnerit për ndeshjen kundër Francës.”

Related posts

“MAGJIA” E RRALLË VJEN NGA IRANI/ Pas 7 minutash lojë, shikoni si futbollisti realizon nga rivënia anësore (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO LAJM)/ Neymar rikthehet në Barcelonë me modelen Noa Saez (FOTO LAJM)

Delo.autor

ROMA-JUVENTUS/ Allegri i beson treshes së sulmit Chiesa-Kean-Dybala (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment