Futboll Sport

Baresi masakron Sampaoli-n: Një katastrofë, por kam respekt për…

Ky që po zhvillohet në Rusi është një Botëror shumë i veçantë. Bëhet i tillë që nga mungesa e dy kombëtareve si Italia dhe Holanda, por edhe nga vështirësitë që po hasin ekipet e mëdha. Argjentina është një prej tyre dhe rrezikon të mos kalojë grupin pas humbjes 3-0 të pësuar kundër Kroacisë.

Kjo ecuri zhgënjyese e “Albiceleste” ka përçarë njerëzit mes atyre që fajësojnë Messi-n dhe atyre që fajësojnë Jorge Sampaoli-n. Të ky grup i dytë bën jesh legjenda e Milan-it, Franco Baresi, i cili e komentuar kështu humbjen e Argjentinës në profilin e tij në Twitter: “Respekt për Argjentinën, por Sampaoli është një katastrofë”. Me pak fjalë, ish-mbrojtësi i ka idetë e qarta.

Një nga protagonistët e Argjentinë-Kroaci ka qenë Luka Modric, i cili ka realizuar një gol të mrekullueshëm, duke vulosur fitoren e të tijve. Të gjithë i kanë bërë komplimentet kroatit në Twitter, duke përfshirë edhe Franco Baresi-n, i cili është mjaftuar duke postuar në Twitter imazhin e një kapeleje ngjitur me emrin e yllit të Real Madrid. Një mënyrë për të treguar admirimin kundrejt një lojtari të nivelit të lartë.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË NGRE SIPARIN/ 32 skuadra zbresin në fushë, ja sfidat interesante të ditës së sotme

Delo.autor

SKËNDERBEU rrezikon shumë/ Ylli i ekipit në fushë me “dhimbje”, FLAMURTARI me “frikë” për golat 

Isa.Autor

TRAJNERI PIOL RREZIKON STOLIN/ Milan nis kontaktet me teknikun portugez…

Delo.autor

Leave a Comment