Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Hamilton më i shpejti në provat e lira, Ferrari mendon për garën

Lewis Hamilton me Mercedes ka qenë më i shpejti sot në të dyja sesionet e para të provave të lira të zhvilluara në pistën franceze të Paul Ricard, të vlefshme për Çmimin e Madh të Francës në Formula 1. Koha e dhënë nga piloti britanik është 1’32”539, piloti i vetëm që sot zbriti nën 1’33”, i paarritshëm nga rivalët. Duket se motori i ri Mercedes që është montuar te makina kampione e botës bëri diferencën në provat e sotme edhe pse nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas (pati një problem teknik), i shtati, 1.5 sekonda më i avashtë se Hamilton.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy makinat Red Bull, me Daniel Riccardo që la pas shokun e tij të skuadrës Max Verstappen dhe më pas u renditën dy makinat Ferrari. Kimi Raikkonen u klasifikua në vendin e katërt, ndërsa Sebastian Vettel i pesti. Duket se te makina italiane nuk u morën shumë me xhiron e shpejtë, por me ritmikn e garës, duke qenë se testoi gomat që do të përdorë ditën e diel. Në vendin e tetë u rendit Fernando Alonso me McLaren, ndërkohë që në “top 10” edhe dy makinat Haas, me Grosjean në vendin e gjashtë dhe Magnussen në vendin e nëntë.

Related posts

Lukaku realizon golin më të lehtë të karrierës kundër rivalëve të Shqipërisë (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Nuk di të ndalet, Lewandowski zhbllokon sfidën ndaj Salzburg (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja skuadra që do ta marrë “Jashtëtokësorin” verën e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment