Futboll Seria A Sport

Ninaggolan nuk mjafton, Inter përgatit goditjen e radhës

Ëndrra për të luftuar për titullin me Juventus, Napoli dhe Roma po shtyn Inter të ndërtojë një ekip me blerje të goditura dhe të menduara mirë. Lajmet e fundit nga merkaton flasin për një objektiv të ri, mbi të cilin po punon drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio.

Kështu, pas De Vrij, Lautaro Martinez, Asamoah dhe Nainggolan, edhe mesfushori Ëilliam Carvalho mësohet të jetë afër transferimit te klubi milanez.

Portugezi 26-vjeçar i Sporting Lisbone është gati të prishë kontratën pas problemeve të krijuara brenda klubit dhe pas sulmit që skuadra ka pësuar nga disa tifozë.

Për të mos e humbur lojtarin me kosto zero, drejtuesit e “Leones” mund të pranojnë një ofertë më të ulët se 45 milionë eurot e refuzuara janarin e kaluar. Ndër të tjera, kalimi i Sinisa Mihajlovic në drejtim të skuadrës, do të krijonte mundësinë e përfshirjes së kundërofertave teknike, si Eder, Karamos, Biabiany dhe Nagatomo: akoma mes Galatasaray dhe Inter.

Përveç William Carvalho, klubi zikaltër po ndjek edhe sulmuesin e krahut Gelson Martins (për të cilin interesohet edhe Milan) dhe ish-lojtarin e Udinese-s dhe Sampdoria-s, Bruno Fernandes.

Related posts

EURO2020/ Uellsi kualifikohet me dramë, Ramsey mposht Hungarinë

Delo.autor

U BLE NË VITIN 2017/ Autogol 30 milionë euro për Messi-n, vjen lajmi i pabesueshëm nga Spanja (FOTO)

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Juventusi planifikon të transferojë 3 SUPER lojtarë në vitin 2019

Isa.Autor

Leave a Comment