Futboll Sport

RUSI 2018/ De Gea, një pritje dhe mijëra dyshime

Nëse ndeshja e parë e Spanjës në Kupën e Botës ka ngritur disa dyshime në lidhje me David de Gea, ndeshja e fundit, e luajtur kundër Marokut, i ka shtuar ato.

Në takimin e parë, atë kundër Portugalisë, ai ka pësuar tre gola në po aq gjuajtje të pësuara dhe ka qenë fajtor në një prej tyre. Pas ndeshjes normale kundër Iranit, ku nuk u vë në asnjë moment në vështirësi (me përjashtim të golit të anuluar nga VAR), dyshimet janë kthyer pas takimit me Marokun.

Maroku ka kaluar në avantazh me Khalid Bouaib, i cili ka dërguar topin në rrjetë pasi e ka kaluar mes këmbëve të portierit. De Gea e ka fituar duelin e përsëritur 11 minuta më vonë, në atë që ka qenë pritja e tij e vetme në këtë Botëror.

Gjithsesi, ajo pritje rëndësishme, që erdhi kur ndeshja ishte 1-1, duket se nuk e ndihmopi të fitonte besim në vetvete. Fati ka qenë me të në rastin e traversës/shtyllës së goditur nga Nrodin Amrabat.

Gjuajtja e katërt në portë e afrikanëve është realizuar nga Youssef En-Nesyri dhe ka sjellë golin e dytë. Si përfundim, në shtatë gjuajtje drejt portës, De Gea ka pësuar pesë gola, ka bërë një pritje dhe ka krijuar mijëra dyshime.

Related posts

NUK U SHPALL MË I MIRI/ Por nuk doli duarbosh. Ronaldo merr çmimin prestigjioz nga FIFA (VIDEO)

Delo.autor

Shpejtësia e Karamoh dhe klasi i Rafinhas, dy “armët” e Spallettit për sprintin final

Q.Autor

SKANDALI PËR ABUZIM SEKSUAL/ Kina në kundërsulm për zhdukjen e tenistes: Çështje e montuar për…

Delo.autor

Leave a Comment