Futboll Seria A

Zbardhen detajet e transferimit, Valon Berisha pritet të zbarkojë te Lacio

Një tjetër Berisha: nga ish-portieri te mesfushori. Ai po vjen në Romë, mund të zbresë në orët e ardhshme, mes ditës së sotme dhe të nesërme. Mbrëmë janë zgjidhur “puzzle” e fundit të marrëveshjes: metodat e pagesës. Fjala është për Valon Berishën, i cili menaxhohet nga “Seg”, kompania holandeze, me të cilën Tare ka luftuar dhe është grindur mbi rinovimin e De Vrij.

Lazio shpreson që lojtari do të dërgojë agjentët e tij. Ai do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, duke paguar një gjobë, çka deri natën e kaluar nuk kishte ndodhur. Marrëveshja do të mbyllet, gjithsesi. “Seg” apo jo, klubi bardhekaltër ka rënë akord me Berishën dhe synon ta marrë atë në Romë. Mesfushori, pa ndërmjetësimin e skuadrës së tij, i ka thënë “po” Igli Tares në ditët e fundit.

Ai do të kushtojë 7.5 milionë euro. Por, kontratat, nëse “Seg” do të mbetet në modë, do të nënshkruhen në prani të agjencisë. Komisioni, gjithashtu, do të jetë. Valon Berisha ka lindur në Suedi, ka kombësi norvegjeze (u rrit në Norvegji) dhe kosovare (zgjodhi të luante për Kosovën). Lojtarët norvegjezë konsiderohen në BE, sepse vendi i tyre është anëtar i Zonës Ekonomike Europiane.

Lazio do ta lidhë lojtarin me një kontratë prej 1.5 milionë eurosh në vit (përfshirë bonuset). Ai do të nënshkruajë pas vizitave mjekësore (dje nuk ishin ende të fiksuara). Tare e filloi sulmin papritmas, pasi mesfushori e prishi marrëveshjen që do ta çonte te Sampdoria.

Ky futbollist ishte një nga protagonistët e Salzburgut, i cili eliminoi Lazion në çerekfinale të “Europa League”. Berisha u zgjodh për shkak se konsiderohet një mesfushor i plotë, një luftëtar nga sasia dhe cilësia, gjithashtu i adaptueshëm në qendër e në të djathtë (në modulin 3-5-2). Vlerësimi, 7.5 milionë euro, përshtatet në mënyrë të përkryer me parametrat historikë të Lazios.

Related posts

15 PIKË ME PËRMBYSJE/ Tirana “ringjallet” 5 herë brenda sezonit

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventusi heq dorë nga Rabiot, ia ofron Tottenhamit në shkëmbim të Eriksenit

Delo.autor

Pique: Ju tregoj çfarë mes meje dhe Pepit para se të ikte nga Barça

Sadik.Autor

Leave a Comment