Poul Pogba, një nga mesfushorët më të mirë në botë për momentin, nuk i ka kursyer lavdërimet për bashkëkombësin Kylian Mbappe pas ndeshjes së fituar me Argjentinën.
Ai është shumë i shpejtë… është sulmues, ai nuk mund të krahasohet me mua,”-u shpreh Pogba për 19-vjeçarin i cili fillimisht fitoi një penallti dhe më pas realizoi një ‘dopietë’ dje kundër Argjentinës.
Në moshën e Mbappe, Pogba sapo kishte kompletuar kalimin e tij te Juventus nga Manchester United dhe ende nuk e kishte bërë debutimin me Francën, që ndodhi 1 vit më pas.
