Futboll Seria A Sport

Tashmë është zyrtare/ Inter mirëpret sulmuesin e talentuar argjentinas

Tani që ka nisur sezoni i ri financiar, Inter po zyrtarizon blerjet që janë bërë kohë më parë. Para dy ditësh klubi italian konfirmoi afrimet e Asamoah dhe De Vrij nëpërmjet faqes zyrtare në Twitter.

Tani e ka radhën sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez. Ai ka arritur marrëveshjen me klubi Zikaltër që në janar, por tashmë është zyrtare.

Ai do të vijë nga Racing Club për një shifër që mendohet të jetë rreth 25 mln euro.

Sulmuesi ka vetëm një ndeshje me përfaqësuesen argjentinase, por ka impresionuar në Primera Division, duke shënuar 13 gola në 20 ndeshjet e sezonit të kaluar.

Related posts

MORATA premton besnikëri ndaj CHELSEA: Çdo gjë është e PËRSOSUR këtu

Isa.Autor

DY SFIDAT ELIMINATORE NDAJ ISLANDËS DHE MOLDAVISË/ Atalanta s’e ka në plan, Etrit Berisha në pritje të…

Delo.autor

E ARDHMJA NJË REBUS/ Seria A pret yllin e Realit të Madridit

Delo.autor

Leave a Comment