Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN NË BOTËROR/ Chelsea interesohet për mesfushorin e Real Madrid

Chelsea ka kontaktuar Real Madrid për shërbimet e mateo Kovacic, sipas Gianluca Di Marzio. Chelsea pritet të zyrtarizojë Maurizio Sarri-n si pasardhësin e Antonio Conte-s me një sërë marrëveshjes që pritet ta ndjekin.

Mesa duket trajneri i ri do të kërkojë të përforcojë mesin e fushës kur të ulet në stolin e Stamford Bridge. Dhe mesa duket Kovacic është në krye të listës së dëshirave të Sarri-t. Mesfushori aktualisht ndodhet në Kupën e Botës me Kroacinë.

Di Marzio pretendon se Chelsea ka kontaktuar Real Madrid për ta pyetur rreth mundësisë së blerjes së Kovacic.

24-vjeçari mund të jetë dakord për një kalim në Premier League, dhe këtë e ka shprehur edhe gjatë intervistave të fundit.

Related posts

MESSI VS RONALDO/ Bosi saudit bën një çmenduri financiare, paguan shifër të padëgjuar për një biletë Premium

F.autor

NATIONS LEAGUE/ Reja teston rreshtimin 3-5-2 kundër Bjellorusisë, surprizë në krahun e majtë (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Delo.autor

Heynckes kritika Bayern: Skuadër me dy fytyra, loja nuk më bindi

Q.Autor

Leave a Comment