Futboll La Liga Sport

Sinjale lamtumire/ RONALDO mungon tek promovimi i fanelave të reja (FOTO)

Nga deklaratat në fundin e majit tek e dhëna që konfirmon rastin e bujshëm të merkaton. Në qendër të misterit, edhe këtë herë, është Cristiano Ronaldo, i vetmi lojtar i Real që mungon te fotografitë uniformave të reja të bëra publike pak orë më parë në profilin zyrtar të Real Madrid në Twitter.

Mungesa e Ronaldos ka bërë bujë edhe kur “Los Blancos” kanë prezantuar imazhet e para të unirofmave të reja pak ditë pas finales së Champions League. Sinjal lamtumire? Kjo ka qenë pyetja e menjëhershme që të gjithë i kanë bërë vetes në atë moment, edhe për shkak të deklaratave të Ronaldo-s, i cili, pak pasi kishte ngritur trofeun e Champions League, ka folur për një lamtumirë të mundshme nga madrilenët. Një e dhënë e qartë, kanë thënë disa.

Një rastësi, kanë thënë të tjerë. Fakti se fotografia e CR7 mungon edhe këtë herë, duke se i jep të drejtë të parëve. Edhe pse Real Madrid ka vendosur të nxjerrë në vitrinë lojtarët më përfaqësues, nga Sergio Ramos te Marcelo, duke kaluar nga Kroos dhe Asensio. Fakti që mungon vetëm Ronaldo konfirmon dyshimet e mëdha që ekzistojnë mbi të ardhmen e tij.

Related posts

TURNEU MIQËSOR INTERNATIONAL/ Kombëtarja U-16 e Elvis Beqirit mposht Bjellorusinë

Delo.autor

“SCHUMACER NUK ËSHTË I NJËJTI”/ Neurokirurgu italian: Ish-piloti ka ndryshime në strukturë dhe organikë

Delo.autor

Seria A, i vetmi kampionat elitar me titullin në “ankand”

Q.Autor

Leave a Comment