Futboll Sport

16 kapitenë në 25 ndeshje, ja cili do të mbajë shiritin e Brazilit kundër Belgjikës…

Trajneri i Brazilit, Tite, ka deklaruar se Joao Miranda do të jetë kapiteni i “Selseao” në çerekfinalen e Kupës së Botës 2018 kundër Belgjikës, duke treguar se po vazhdon rotacionin e shiritit.

Në 25 ndeshjet e tij si trajner i Brazilit, 16 futbollistë të ndryshëm kanë qenë kapiteni, me të fundit në rend kohor Thiago Silva, mbajti shiritin në fitoren 2-0 ndaj Meksikës në 1/8-t e finaleve.

Faktikisht, përfshi ndeshjen ndaj Belgjikës, Miranda ka qenë pesë herë kapiten i “Selseao”, më shumë se çdo futbollist tjetër, nën drejtimin e Tite, ndërsa të tjerët që kanë mbajtur shiritin kanë qenë Dani Alves (4), Thiago Silva (3), Marcelo (2), Renato Augusto, Filipe Luis, Fernandinho, Robinho, Neymar, Philippe Coutinho, Paulinho, Casemiro, Marquinhos, Willian, Alisson, Gabriel Jesus (1).

Robinho dhe Dani Alves nuk janë në Rusi.

Related posts

E PABESUESHME/ “Rekordmeni” polak ndjek Botërorin e 11 radhazi në jetën e tij

Sadik.Autor

SPEKTAKOLAR/ Van Dijk u jep MËSIM mbrojtësve: Kështu ndalet Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso

Q.Autor

Leave a Comment