Futboll Seria A Sport

Ronaldo te Juventus? Presidenti i “Zonjës së Vjetër” thotë fjalën e fundit

Cristiano Ronaldo ka qenë tema e ditëve të fundit sa i përket mundësisë për transferimin te Juventus. Sigurisht shkrimet në mediat sportive, si ato italiane ashtu edhe ato spanjolle kanë detyruar në një mënyrë apo në një tjetër drejtuesit e të dyja klubeve të japin prononcimet e fundit.

I radhës që ka folur ka qenë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli. Edhe pse jo në formë zyrtare, mësohet se Agnelli i ka premtuar “yllit” portugez se nga Juventusi nuk do të largohen ata që janë shtylla e grupit dhe këtu flasim për Miralem Pjaniç dhe Pauolo Dybala.

Portugezi kërkon siguri, ndaj dhe presidenti i “Zonjës së Vjetër” e ka ndjerë si detyrim konfirmimin e kësaj gjëje duke i ofruar siguri maksimale CR7 në rast se ky i fundit vendos të transferohet në Torino këtë verë.

Related posts

REKORDET E MERKATOS/ Njihuni me çmenduritë e klubeve dhe 5 transferimet më të shtrenjta

Isa.Autor

Kombëtare, Panuçi rikthen Manajn dhe injoron Abazajn me Gurin

Q.Autor

I “SHKEL SYRIN” YLLIT SPANJOLL TË PREMIER/ Guardiola: Ai është një nga lojtarët që pëlqej…

Delo.autor

Leave a Comment