Formula 1 Të tjera

Ecclestone: Formula 1 nuk mund të jetojë pa Ferrarin

Ferrari mund edhe të heqë dorë nga Formula 1, por “Cirkuiti” nuk do të mbijetojë pa “Kokëkuqen”. 

Ish-shefi i madh i Formula 1 në një intervistë për “Auto Motor und Sport”, Bernie Ecclestone komentoi edhe deklaratat që Marchionne ka bërë duke kërcënuar në mënyrë të qartë liderët e Formula 1.

Italiani kishte pohuar se ka mundësi që të krijohet një botëror alternativ, nëse rregullat e së ardhmes “Pakti i Concordia” duhet të imponojnë makina gjithnjë e më të barabarta dhe të standardizuara.

“Ne duhet të gjejmë një ekuilibër për vendimet e së ardhmes, të cilat i plotësojnë të gjithë dhe unë mendoj se do e bëjmë në kohë. Përndryshe Ferrari do të ikë”, thotë Ecclestone duke dhënë alarmin.

“Nëse këtë do ta thoshte Luca di Montezemolo nuk do ta merrja seriozisht, sepse ai do shumë Motorsport, por Sergio Marchionne mund të jetojë pa Formula 1, sepse interesohet më shumë vetëm për biznesin: për të gjëja më e rëndësishme është të ofrojë një rezultat të mirë për aksionarët dhe nëse Formula 1 nuk merr një rrugë të këndshme mund të ndalet. Por, kam frikë se Ferrari mund të jetojë pa F1, por jo të kundërtën”, shtoi ai.

Related posts

Marrëveshja, dy Koretë do parakalojnë së bashku në Olimpiadë

Q.Autor

OLIMPIADA/ IOC lejon stërvitjen e personave që kanë patur kontakt me ata të infektuar

Delo.autor

HAMILTON i jashtëzakonshëm edhe në Suzuka, Vettel “lanë duart” për TITULLIN

Isa.Autor

Leave a Comment