Formula 1

WOLFF SULMON HAMILTONIN/ Mos harro 2007-ën duheshin edhe dy gara për…

Beteja për titullin kampoion bote në Formula 1 nuk është mbyllur ende, për sa kohë matematika thotë se gjithçka është e mundur. I këtij mendimi është shefi i makinës Mercedes, Toto Wolff, që më së shumti paralajmëron pilotin e tij Lewis Hamilton që të mos tolerojë. Britaniku, 4 gara nga fundi, ka 67 pikë avantazh karshi Vettel dhe mund të festojë titullin e pestë kampion për pilotë që në garën e radhës, në Amerikë.

Wolff i kujton Hamilton Botërorin e 2007, kur humbi titullin. “11 vite më parë, kur duheshin edhe 2 gara, Lewis kishte 45 pikë avantazh karshi Raikkonen. E megjithatë, Hamilton e humbi titullin që e fitoi finlandezi. Askush nuk e mendonte se do të ndodhte një gjë e tillë, por gjërat shkuan keq. Garat bëhen të dielën dhe jo gjithnjë fiton piloti më i shpejtë. Këtë vit ne kemi fituar disa gara edhe pse Ferrari ishte më i shpejtë”, tha Wolff.

Hamilton mund të shpallet kampion në Amerikë nëse fiton dhe Vettel renditet i katërti. “Ky nuk është momenti për të menduar se jemi kampionë dhe të heqim këmbën nga gazi. Mjafton një aksident dhe gjithçka venitet si me magji. Unë e kuptoj që janë ende 4 gara dhe duket e pamundur që të ndodhë e paimagjinueshmja, por në një sport si Formula 1 gjithçka është e mundur”, tha Toto Wolff.

Related posts

FORMULA 1/ Befason Hamilton: Dua t’i jap fund gjithçkaje…

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton nuk ka konkurrencë, britaniku në “Pole Position” në Monza

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Hamilton paralajmëron Verstappen: S’është i pari që kërkon të më rrëzojë

Delo.autor

Leave a Comment