Formula 1 Të tjera

Carey paralajmëron furtunë: Pa ndryshime, Formula 1 nuk ecën përpara

Liberty Media, që në momentin që hyri në botën e Formula 1, duke blerë aksionet e kësaj disipline sportive të garave të automobilizmit, ka deklaruar se do të bëjë ndryshime të mëdha. Njëri prej tyre ishte ai i zëvendësimit të vajzave seksi me fëmijë, një vendim që ka shkaktuar shumë kaos në sportin e Formula 1. Pas shumë debatesh, ka folur sot pronari i Liberty Media, Chase Carey, që ka shpjeguar këto ndryshime dhe motivet që e shtynë të ndërmarrë këtë vendim.

Ne rrezik zhvillimi i gares se Çmimit te Madh te Azerbajxhanit

Për ne, fansat janë shumë të rëndësishëm. Motoja jonë ka qenë “lojë e njëjtë, përshtatje e ndryshme”. Duam të krijojmë një produkt që të përfshijë gjithçka me të cilët fansat janë rritur, por që nuk qëndron me kohën. Pa ndryshime nuk ka rritje. Edhe Bernie Ecclestone, në vitin 2016, pat thënë se nuk do të blinte asnjë biletë për të parë një garë të Formula 1. Ishte krijuar një spirale negative, të cilën ne e kemi prishur”, tha Chase Carey për “Sport Bild”.

Related posts

Euroleague, Barcelona kërkon kualifikimin në fushën e Fenerbahce

Q.Autor

Paraqitje e shkëlqyer e femrave, Kombëtarja Shqiptare e nis me fitore të pastër aventurën në Europë

Sadik.Autor

VOLEJBOLL/ Kampionati i rrjetës rikthehet pas 11 muajsh pushim, fitojnë Partizani e Tirana

Delo.autor

Leave a Comment