Basketball Të tjera

Kombëtarja, nesër sfida e radhës në Europian, tjetër “mision i pamundur” ndaj Rusisë

Kombëtarja e femrave në basketboll ka mbërritur sot në Rusi, aty ku nesër në mbrëmje do të luajë ndeshjen e radhës në eliminatoret e Kampionatit Europian (Women Eurobasket 2019) ndaj kombëtares vendase, sfidë e vlefshme për Grupin C. Basketbollistet kuqezi i kanë humbur tri sfidat e para në këto eliminatore, përfshi edher sfidën e parë me Rusinë, luajtur nëntorin e kaluar në Tiranë me shifrat e thella 122-37. Ndaj, edhe nesër nuk pritet ndonjë mrekulli, me vendaset që do të ketë një përballje të lehtë ndaj kombëtares shqiptare.

Shqipëria, në këtë edicion, ka nisur një “mini-revolucion”, duke zëvendësuar mjaft nga lojtaret e “vjetra” me basketbolliste të reja dhe të perspektivës. Ndeshja ndaj Rusisë është e katërta në këtë edicion dhe vjen pas humbjes 3 ditë më parë në Tiranë ndaj Lituanisë, ndërkohë që rivalja e katërt në grup është Hungaria. Dy takimet e fundit të Shqipërisë në këto eliminatore do të luhen në nëntor të këtij viti. Ndeshje e nesërme ndaj Rusisë do të nisë në orën 19:30 dhe do të gjykohet nga Karolina Anderson, Piotr Ivashkov dhe Zdenko Zubak.

Related posts

Lindsey Vonn bën “bis” në pistën e Garmisch, triumfi i dytë brenda 24 orësh

Q.Autor

Ish-shërbëtorët hedhin në gjyq Valentino Rossi: Nuk na ka paguar

Q.Autor

NBA/ Orlando bën ‘magji’ kundër Lakers, humbje për Minnesotan! Triumf për Spurs dhe Charlotte

F.autor

Leave a Comment