Basketball

NBA, Westbrook “fundos” San Antonion, fitojnë Clippers e Miami

Skuadra teksane pësoi humbjen e 8-të në 10 sfidat e fundit pasi nuk bëri dot ballë “furisë” me emrin Oklahoma City Thunder.

Në Chesapeake Energy Arena skena ishte e gjitha për Rusell Westbrook i cili arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës duke udhëhequr City Thunder drejt një suksesi të rëndësishëm me rezultatin 104-94.

21 pikë 10 asiste dhe 12 rikuperime poshtë tabelës, koleksionoi Rusell Westbrook në këtë ndeshje me Oklahomën që u ngjit në vendin e 5-të të Konferencës së Perëndimit, ndërkohë që San Antonio tashmë e sheh veten e 7-ta dhe rrezikon seriozisht kualifikimin në play-off në fund të sezonit të rregullt.

Moment pozitiv edhe për Los Angeles Clippers. Skuadra kaliforniane kaloi në shtëpi Orlando Magic me rezultatin 113-105, raporton SS. Më i miri mbi parket për Clippers ishte i përhershmi Lou Williams, autori i 25 pikëve, ndërsa një paraqitje të mirë bëri edhe Harris i cili koleksionoi 21 pikë 2 asiste dhe 9 rebound.

Tjetër fitore për Dallas Mavericks e dyta radhazi, por skuadra teksane është kujtuar shumë vonë për të bërë diçka në këtë sezon sepse tashmë nuk ka asnjë shans për të kapur play-offin. Dallas mposhti lehtësisht në American Airlines Center skuadrën më të dobët në Perëndim, Memphis Griezzlies me rezultatin e thellë 114-80.

Barnes me 25 pikë por edhe Barea e McDermot me nga pika ishin tre basketbollistët që udhëhoqën Dallasin drejt suksesit. Buzëqesh edhe Miami Heat.

Formacioni i Eric Spoelstras mposhti lehtësisht 129-102 Washington Wizards, për meritë të forcës së grupit pasi plot 8 basketbollistë të Heat-save arritën një koutë pikësh me dy shifra në këtë ndeshje

Related posts

Goga Basket mposht Studentin dhe shkon në finale, duel me Tiranën për Kupën

Q.Autor

Houston mposht San Antonio, Griffin protagonist për Detroit

Q.Autor

NBA/ Denver nuk ndalet në Perëndim, fitojnë edhe Warriors, Spurs e Houston

Delo.autor

Leave a Comment