Boks

Golovkin: Jam pa rival, të gjithë kanë frikë të duelojnë me mua

Më 5 maj unë dua të dueloj sërish në ring për të mbrojtur titujt kampionë bote, por deri më tani askush nuk vjen të përballet me mua ndihem në formë dhe gati për këtë sfidë të madhe, por duket se askush nuk ka dëshirë, kanë frikë të duelojnë ndaj meje”, kanë qenë fjalët e boksierit kazak Gennady Golovkin, që sot ka dalë para mediave në lidhje me të ardhmen e tij.

Rivali i tij meksikan Saul “Canelo” Alvarez është tërhequr nga sfida e 5 majit pas pozitivitetit, ndaj dhe Golovkin ende nuk ka vendosur se ndaj kujt do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e mesme.

Duket se një vendim përfundimtar në lidhje me emrin e rivalit të boksierit Gennady Golovkin do të merret javën e ardhshme, teksa janë të shumtë emrat e kandidatëve që mund të zëvendësojnë Alvarez, por duket se asnjëri nuk bind.

18 prilli do të jetë dita kur kjo pyetje do të marrë një përgjigje, nëse do të ketë një rival apo shtyrje të datës së duelit të Golovkin. Unë dua të dueloj me çdo kusht më 5 maj, kemi disa emra në listë, por duket se ata nuk janë gati. Ndërsa revanshi me Alvarez mund të zhvillohet në një moment tjetër nëse palët bien dakord, tha Golovkin.

Related posts

Hearn: Ja sa shanse ka që të zhvillohet super dueli Joshua-Wilder

Sadik.Autor

SFIDË E FORTË NË KAFAZ/ Nunes: S’kam asgjë për të humbur, fitoj gjithnjë kur nuk jam favorite

Isa.Autor

Jo vetëm Wilder, ja kandidatët për t’u përballur me Anthony Joshua

Sadik.Autor

Leave a Comment