Basketball

Surpriza, basketbollisti i Lakers debuton në NBA në moshën 32-vjeçare

Pak orë para ndeshjes ndaj Houston, basketbollisti 32-vjeçar Andre Ingram priste të merrtte lajmin se bashkëpunimi i tij me skuadrën e Lakers ishte në fund, por nuk ndodhi kështu. Lojtari mori lajmin e madh se do të ishte pjesë e ekipit kalifornian në ndeshjet e mbetura sezonale, duke patur mundësi aktivizimi.

Dhe kjo gjë ndodhi realisht në fushë sot, në ndeshjen që Lakers luajtën dhe u mundën ndaj Houston me shifrat 99-105. Por rezultati nuk kishte shumë rëndësi për 32-vjeçarin Brandon Ingram, që bëri realitet ëndrrën e tij, të luajë të paktën një ndeshje zyrtare në NBA, kampionatin më të bukur në botë.

Në këtë ndeshje, Ingram luajti për 29 minuta (nuk ishte titullar), realizoi 19 pikë, 3 rebaund, 4 bllokime dhe 1 asist, por emocionet e përjetuara në fushë me fanellën e një prej skuadrave legjendare në NBA ishin të mëdha.

Këto janë gjëra që ndodhin një herë në jetë. Ishte një gëzim i madh për mua. Kam qenë 10 vjet radhazi në D-League, por nuk janë vite që i kam urryer, apo ku nuk jam argëtuar, përkundrazi. Tani luajta një ndeshje në NBA me Lakers, kjo është mrekullia vetë”, u shpreh Andre Ingram, që do të jetë pjesë e skuadrës së Los Anxhelosit edhe në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, me Lakers që janë eliminuar nga gara për play off.

Related posts

BASKETBOLL/ Euroleague: Humbja e parë për Barcelonën, ndan kreun me Milanon

Delo.autor

NBA/ Basketbollisti Harden beson: Ky është viti i duhur, ja çfarë më tremb më shumë

Delo.autor

“E ARDHJA IME…”/ Ylli i NBA-së i zhgënjyer te Brooklyn, paralajmëron largimin në fund të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment