Formula 1

Lewis Hamilton i qartë: Nuk na tolerohen më hapat fals

Lewis Hamilton nuk dëshiron më të bëjë hapa fals në çmimin e Madh të Kinës, duke e ditur që s’mund të humbasë më shumë terren kundër rivalit të tij Sebastian Vettel. Gjermani i Ferrarit ka krijuar një distancë prej 17 pikësh në dy garat e para të sezonit, atë në Australi dhe Bahrain, starti më i mirë për kokëkuqen ky që prej vitit 2004. Të dy pilotët kanë në palmaresin e tyre 4 tituj kampionë, dhe në këtë vit të ri janë në garë për të 5-tin. Në prag të garës së tretë, që do të zhvillohet në Shanghai, këtë fundjavë, ku Hamilton ka një rekord prej 5 fitoresh, kampioni i botës në fuqi e di që nuk duhet të gabojë më për objektivin e tij të madh, duke u shprehur: “Shpresoj që të hedh pas dy garat e para dhe të rikthehem aty për të cilën ne kemi punuar shumë në dy garat e fundit. Pres që të më vijnë gjëra të mira, por për momentin jam 17 pikë pas. Nuk mund t’i lejoj vetes të humbasë më shumë pikë ndaj Vettel.”

Piloti 33-vjeçar i Mercedes, është renditur në vendin e dytë dhe të tretin në dy ndalesat e para të sezonit, pas disa problemeve në radio, diçka që anglezi uron që ekipi i tij ta ketë zgjidhur sa më parë. “Pjesa e të komunikuarit sa më mirë është shumë e rëndësishme. Gjërat e vogla mund të bëjnë diferencën. Nuk mund t’i lejojmë vetes që Ferrari të kalojë sërish në avantazh ndaj nesh. Duhet ta vendosim veten në një vend ku nuk jemi mirë vetëm ndaj rivalëve tanë por edhe në gara. Strategjia në Bahrain ishte fantastike, por për ta bërë funksionale këtë strategji duhet të sigurohemi që të gjithë të kuptohemi për atë që po bëjmë. Është pak e vështirë të shpjegosh se si është realisht në pistë. Ti djersin gjithë kohës, ka shumë  thatësirë dhe shumë intensitet, ti je duke luftuar për jetën tënde. Por nëse nuk e di se për çfarë po lufton, atëherë është shumë e vështirë që të garosh. Nëse dëgjon komunikimin tim në radio nuk më pëlqen të kem një ton, por ka raste kur t’i ke nevojë për më shumë.”

Related posts

I shumëkërkuari i Formula 1, kushtet për Ferrarin dhe …

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Do ta ndjekë garën nga fabrika, Ferrari me “mungesa” në garën e Turqisë

Delo.autor

Të drejtat televizive, pesë shtete dalin kundër një detaji

Q.Autor

Leave a Comment