Formula 1

Papa Francesco zbret në pistë dhe bekon garën automobilistike (FOTO)

Bernie Ecclestone nuk ishte i pranishëm. Papa bekoi një makinë në rrugë, ky është lajmi. Formula E e arriti edhe këtë objektiv. Fuqia e tërheqjes elektrike, por mbi të gjitha njohjet dhe miqësitë e Alejandro Agag dhe të organizatës së tij. Papa Francesco i ka marrë të gjithë në qytetin e Vatikanit dhe ka bërë bekimin e tij për makinën dhe pilotët, drejtuesit dhe teknikët që kanë qenë prezent.

Para audiencës papale, themeluesi dhe drejtuesi i Formula E, Alejandro Agag, i shoqëruar nga presidenti Angelo Sticchi Damiani dhe pilotët, kanë marrë bekimin apostolik. Një goditje e bukur nga Formula E që vijon të mbledhë mbështetje në të gjithë botën. Ishte një kampionat pothuajse i fshehur, sot të gjithë flasin dhe të gjithë kërkojnë një biletë për skenën romake.

Ditën tjetër “bekimi” laik i Nico Rosberg që ka hyrë në këtë shoqëri dhe që do të drejtojë gjeneratën e re të njëvendëshes Berlino. Sot Papa, nga ana politike dhe diplomatike, Agag dhe të tijtë, nuk kanë gabuar në asnjë hap… Unë jam kurioz për të parë atë që kanë përgatitur për të shtunën në Romë.

 

Related posts

Bottas: Sezoni më i vështirë, titulli i hapur deri në fund

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Në prag të fundjavës në Principatë, fotot më të bukura të ditës së parë të provave (FOTO)

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Ferrari mbyll sezonin: Po punojnë që tani për vitin e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment