Futboll Sport

FSHF “shpërfill” ekipet fituese në futbollin shqiptar

Shpenzojnë mbi 1 milionë euro për t’u shpallur kampion dhe si shpërblim nga FSHF marrin vetëm 100 milionë lekë të vjetër. Kjo është shifra qesharake që institucioni i futbollit shqiptar po aplikon për së paku 15 vite, që kur në krye të FSHF-së është vendosur Armand Duka.

Shpesh klubet e kanë ngritur zërin, por më së shumti kanë qenë mediat, ato që kanë “denoncuar” prej vitesh faktin që edhe pse investime në skuadrat elitare janë shtuar së tepërmi, sërish shpërblimi nga Federata ka mbetur në vend-numëro. Gjatë vitit të kaluar, në Asamblenë e Zakonshme të FSHF-së, ishte vetë presidenti Duka, i cili premtoi se do të rishikoheshin shpërblimet për fituesit e çdo kategorie.

Mirëpo, muajt kaluan shpejt dhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, nuk është se e ka parë të arsyeshme për të shtuar premion prej 100 milionë lekësh të vjetër. Shifra qesharake ka edhe për kampionin e Kategorisë së Parë, me vetëm 30 milionë lekë, ndërsa trofeu i së Dytës vlen 20 milionë. Nga ana tjetër, FSHF jep si shpërblim për Kupën e Shqipërisë një shumë prej 50 milionë lekësh, teksa fituesi merr pjesë në Ligën e Europës, nga ku vetëm pjesëmarrja vlerësohet nga UEFA vetëm 215 mijë euro.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Boca-River: Superclasico tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës sepse…

Isa.Autor

KATAR 2022/ Lenjani realizon një gol spektakolar ndaj Andorrës dhe feston me saltro (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ MILANI arrin AKORDIN me CONTEN, ja kur pritet ZYRTARIZIMI (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment