Gossip Sport

FORMULA 1/ Modelja e mbyll garën një xhiro para në Kanada (FOTO)

Edhe pse Formula 1 është perfekte, ajo drejtohet nga qënie humane, ndaj dhe gabimet janë të paevitueshme, kështu ndodhi edhe në garën e fundit të F1, kur modelja Winnie Harlow, që duhej të valëvistë flamurin më katrorë, e ka bërë atë veprim një xhiro para përfundimit të garës.

Vetë bukuroshja kanadeze e ka pranuar këtë duke shkruar në rrjetet: “Kur të thonë që duhet ta valëvisësh flamurin një xhiro përpara. Një gjë që duhej ta bëja. Jam e lumtur që gjithçka përfundoi shumë mirë dhe askush nuk u dëmtua”.

Ndërkohë këtë veprime  ka dënuar edhe FIA, nëpëmjet shefit të garave, Charlie Whiting: “Flamuri u shfaq një xhiro përpara për shkak të gabimi në komunikim me zyrtarin që drejton startin dhe finishin – tha Whiting për Motorsport – mendonte se ishte xhiro e fundit, kërkoi konfirmim dhe konfirmimi ka ardhur. Ishte një keqkuptim. Njërezit që nuk punojnë në F1, gabojnë sepse shikojnë grafikën ku shënohen xhirot dhe nuk e kuptojnë që ajo është xhiro e fundit për t’u zhvilluar”, tha shefi i garave.

“Mendoj se edhe ne duhet të zhvilojmë një punë më të mirë me stafet tona. Ne kërkojmë perfeksionin, por për fat të mirë gabimi nuk pati asnjë ndikim në rezultat. Për momentin edhe skuadrat nuk kanë bërë asnjë kontestim”, përfundoi Whiting.

Related posts

EKSOD TEK GJERMANIA/ Mesfushori i “pancerave” drejt lamtumirës

Delo.autor

PATRICE EVRA U KTHYE NË ULTRAS/ Ja shpërthimi në golin e tretë të CR7 (VIDEO)

Delo.autor

LUKAKU NJË HAP LAG INTERIT/ “Djajtë e Kuq” gjejnë zëvendësuesin e tij në Premier…

Delo.autor

Leave a Comment