Formula 1 Sport

Rrëfimi i pilotit: Para se të aksidentohesha kisha firmosur për Ferrarin

Robet Kubica, piloti rezervë i makinës Williams, në pritje që të rikthehet një pilot me kohë të plotë në garat e Formula 1, ka rrëfyer një ngjarje që daton 6 vite më parë, kur sapo kishte hedhur hapat e para në circuit. “Kur isha i vogël nuk e kisha menduar se do të bëhesha një pilot i Formula 1. Isha një fans i Ferrarit, jam edhe sot dhe në vitin 2012 po kërkoja diçka që shkonte jashtë garave të këtij sporti, që të më bënte një pilot më të mirë. Doja të mësoja gjëra që pilotët e tjerë nuk i dinin dhe mendon se në vitin 2010 mund të merrja më shumë pikë falë përvojës time në garat rally”, tha Robert Kubica.

Më tej, piloti polak shprehet se aksidenti në garat rally e mbajti larg pistave për një kohë të gjatë dhe i prishi karrierën dhe një ëndërr, të pilotonte për “kokëkuqen”. “E dija që ajo garë ishte e fundit në garat rally, pasi e dija që makina me të cilën do të garoja në vitin 2012 në Formula 1 nuk do të ma lejonte më këtë aventurë të dyfishtë. Madje nuk doja të garoja, por skuadra këmbënguli. Më vjen keq, pasi në vitin 2012 duhej të kisha pilotuar makinën Ferrari, por ndodhi ai aksident dhe kapitulli u mbyll shumë shpejt. Nuk arrita dot kurrë ta pilotoja makinën Ferrari”, u shpreh Kubica.

Related posts

11 trajnerët më të paguar në botë (FOTO)

Sadik.Autor

ISHTE SHUMË PRANË STOLIT TË ROMËS/ Zbulohet kushti që “dogji” Panuçin

F.autor

“SEKRETI I SILVËS”/ Mesfushori portugez “frymzohet” nga BUKUROSHJA SEKSI (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment