Moto GP Sport

FESTË DHE FERR/ Marquez dëmtohet gjatë festimeve të titullit, do të operohet

I qeshur, i emocionuar dhe natyrisht i lumtur piloti spanjoll Marc Marquez, që sot triumfoi në garën e zhvilluar në Motegi, sukses që i dha titullin e 7-të kampion në karrierën e tij, i pesti në Moto GP. “Ndihem në formë të shkëlqyer edhe pse ishte një garë e lodhshme dhe e vështirë. E kisha imagjinuar këtë skenë që pas garës së Aragon. Doja që gjithçka të mbyllej që këtu, në shansin e parë dhe ia dola mbanë”, tha Marquez.

“Gara ishte e përkryer, përfitova nga situatat dhe mora maksimumin e mundshëm. U përgatita mirë për këtë garë, e dija që do të ndiqja gjatë gjithë kohës Dovizioso dhe e e sulmova para se të niste xhiro e fundit, ashtusikurse bëra edhe në Tajlandë”, u shpreh Marquez, që përgëzon edhe rivalin italian të Ducati, që ka qenë gjithnjë konkurrent i fortë përgjatë gjithë sezonit.

Më tej, piloti i Honda shton: “Xhiro e fundit më dukej sikur nuk mbaronte, ishte më e vështira e këtij sezoni. Në disa raste gabova marshin, ndërkohë që gjatë festimeve, kur po përshëndesja Redding, nxora shpatullën nga vendi dhe ma rivendosën menjëherë. Në fund të sezonit do të operohem”, u shpreh Marquez.

“Nuk kënaqem asnjëherë me pak, do të vazhdoj të dueloj për të fituar edhe garat e tjera, edhe në 2019-ën. Kjo është filozofia ime. Por tani është koha për të festuar dhe më pas do të nis të mendoj për të ardhmen. Mezi pres të rikthehem në Spanjë e të përshëndes familjen time, fansat e mi”, tha Marquez.

Related posts

TEUTA-SKËNDERBEU/ Pranë golit të dytë durrsakët, e pabesueshme çfarë shpërdoron Hebaj (VIDEO)

Delo.autor

ZBARKON NË GJERMANI/ Mourinho me mision në “Allianz Arena”, ja arsyeja

Delo.autor

ATALANTA BËN TREND GJIMSHITIN/ VIDEO e ndërhyrjes kundër Milanit shpërndahet nga klubi në rrjetin social

F.autor

Leave a Comment