Moto GP Të tjera

PROVAT E LIRA NË SHI/ Në rrezik gara e fundit sezonale në Valencia

Shiu që ka rënë gjatë gjithë ditës në pistën e Valencia ka qenë protagonist gjatë dy sesioneve të provave të lira, në prag të garës së fundit sezonale që do të zhvillohet ditën e diel në pistën spanjolle. Madje kohët e dhëna gjatë sesionit të paraditës ishin më të mira se ato të sesionit të pasdite. Gjithsesi, gjatë të dyja sesioneve që pilotët kanë dalë në pistë, flamuri i kuq i valëvitur nga komisarët e pistës i ka ndalur ato para kohe.

Organizatorët dhe skuadrat shpresojnë që nesër (të shtunën) koha në pistën e Valencia të jetë më e mirë dhe pilotët të kenë mundësi të regjistrojnë kohë të mira dhe të duelojnë të dielën në garën e fundit sezonale. Ai që ka qenë më konstant sot gjatë të dyja sesioneve të provave të lira ishte Marc Marquez me Honda, i pari gjatë paradites dhe i dyti pasdite, pas Danilo Petrucci. Një incident, por pa pasoja për Johann Zarco në sesionin e pasdites.

Related posts

Kosova grumbullohet për ndeshjet me Poloninë dhe Lituaninë, flasin Berisha dhe Kastrati

Q.Autor

Skualifikohet Suela Mëhilli. Gabim teknik në garën e slalomit special

Q.Autor

Marquez kërcënon me largim nga Honda: Porta është gjithnjë e hapur

Delo.autor

Leave a Comment