Futboll Premier League Sport

PAS FESTIMIT TË GOLIT/ ​Salah fton tifozin e verbër të Liverpoolit për një vizitë të veçantë (VIDEO)

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, e priti sot në qendrën stërvitore të Liverpoolit, Melwood, tifozin e verbër të klubit, i cili u bë i famshëm pasi u publikua një video ku shihej ai duke e festuar golin e Salahut.

Kur Salah e shënoi golin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit, kamerat televizive e kapën një moment ku shihej një tifoz i Liverpoolit duke ia përshkruar golin një kushëririt të tij të verbër.

Mike Kearney ka qenë tifoz i Liverpoolit gjatë gjithë jetës së tij dhe i ka përcjellë të gjitha ndeshjet e gjashtë viteve të fundit në Anfield edhe pse nuk mund t’i shohë atë. Ai ka bërë të ditur se kushëriri i tij ia përshkruan atij momentet më të rëndësishme të ndeshjeve.

“Kushëriri im ishte duke ma shpjeguar mua se kush kishte shënuar. Që të jem i sinqertë, është vetëm një përvojë normale për mua. Unë i bashkohem brohoritjeve dhe festoj si të gjithë të tjerët në stadium”, ka thënë Kearney.

Një javë pasi kjo video filloi të shpërndahej gjithandej në internet, Mohamed Salahu e ftoi Kearney në Melwood dhe e shfrytëzoi këtë mundësi për t’ia dhuruar atij një fanellë me mesazhin: “Për Michael, mbështetja jote është frymëzuese”.

Në videon e mrekullueshme të postuar nga llogaria zyrtare e Liverpoolit në Twitter, shihet se Kearney e ka takuar edhe trajnerin Jurgen Klopp dhe një numër të futbollistëve të tjerë të klubit të tij të preferuar.

Related posts

Skedina që iu bën me para, ja si dalin dy ndeshjet e ‘Championsit’

Q.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ PSG gjen pasuesin e Keylor Navas, “rrëmben” portierin e Premier League…

Delo.autor

Gonzalo Higuaín e bën Italinë të qajë: Kam një letër për ty…

Q.Autor

Leave a Comment