Boks MMA

KAMPION I BOTËS I “UFC”/ Jon Jones premton: Do të shihni më shumë dhimbje në 2019

Jon “Bones” Jones, kampioni i saposhpallur i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg), premton se viti 2019 do të jetë edhe më i suksesshëm për të. Pas më shumë se dy vitesh të mbushura me skandale dopingu e duele në anulluara për shkak të problemeve me antidopingun, Jones u rikthye në kafaz më 29 dhjetor, ku mundi me “KO” teknik suedezin Alexander Gustafsson në eventin UFC-232.

Por Jones ka konfirmuar se në vitin që sapo ka nisur do të zhvillojë plot 3 duele, për të rikuperuar kohën e humbur pas skandaleve. “Do t’u jap fansave të këtij sporti atë që ata dëshirojnë, emocionet e mëdha të dueleve në kafaz. Kam kaluar moment të vështira, ku kam pranuar shumë gjëra dhe kam pritur momentin e duhur për të rikthyer si protagonist. Tani jam sërish aty ku dua”, tha Jones, 23 fitore e vetëm 1 humbje në kafaz.

“Viti 2019 do të jetë edhe më i lavdishëm për mua. Dua të zhvilloj 3 duele dhe të heq çdo hije dyshimi në lidhje me pastërtinë time. Ka shumë luftëtarë në Divizionin tim që duan të më mundin, i ftoj të gjithë të vijnë në kafaz dhe të provojnë të më mundin. Por do të pësojnë vetëm dhimbje e do të mbulojnë kafazin me gjak. Kjo është ajo që unë do të sjell gjatë 2019-ës, më shumë dhimbje për rivalët e mi”, u shpreh 31-vjeçari Jon Jones.

Related posts

Mike Tyson rikthehet në ring, por në atë të WWE-së

Sadik.Autor

Amir Khan; Canelo Alvarez duhej të ishte përjashtuar nga sporti prej dopingut

Sadik.Autor

ZGJEDH DOREZAT E BOKSIT PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Evan Holyfield, djali i legjendës në gjurmët e të atit

Delo.autor

Leave a Comment