Basketball

KËRCËNIMET PËR SFIDËN/ Basketbollisti turk i NBA braktis ndeshjen në Londër

Basketbollisti turk i NBA enes Kanter thotë se bojkotoi ndeshjen në Londër, pasi kishte marrë paralajmërime për akte që i rrezikonin jetën.

Kanter njihet si kritikues i ashpër i politikave të presidentit turk Rexhep taip Erdogan.

Të enjten ai kishte ndeshje në Londër, por basketbollisti me origjinë turke I NBA Enes Kanter  vendosi të mos marrë pjesë.

26-vjecari njihet si kritikues i ashpër i politikave të presidentit turk rexhep Taip Erdogan, duke e bërë kështu një shenjëstër të kërcënimeve dhe sulmeve të nisura fillimisht në rrjete sociale.

Ndërkohë që prokurori i shteti në Stamboll, ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar, për të cilën vetë Kanter shprehet i shqetësuar.

“Jam shumë i mërzitur. Unë dua vetëm të luaj basketboll dhe dua të njihem si lojtar basketbolli. Por në këtë situatë unë nuk mund të bëj as punën time. Unë nuk mund të luaj basketboll”, deklaroi basketbollisti i NBA.

Akuzat ndaj tij janë renduar deri në pjesëmarrje të një grupit terrorist, gjë që 26-vjecari e ka mohuar kategorikisht, ndërsa kërkon të flasë drejtpërdrejte me presidentin amerikan Donald Trump për rastin e tij që përfshin organizimin e një shteti të madh si Turqia.

“Erdogan përdor pushtetin e tij për të abuzuaer mbi te drejtat e njeriut në Turqi dhe kjo ëshët arsyeja që ska demokraci, kjo është arsyeja pse nuk ka liri në Turqi. Unë do të takoj administratën amerikane dhe do të flas për këtë çështje”, tha Kanter.

Ndryshe nga shokët e tij të skuadrës, Kanter nuk luajti, por pa ndeshjen nga shtëpia e tij rreth 3 mijë e 500 milje larg Londrës.

Related posts

Shima: Titulli më i vështirë, kaluam edhe pengesat kundër (VIDEO)

Sadik.Autor

DENONCIMI/ Ja si shitet një ndeshje basketbolli në kampionatin shqiptar

Q.Autor

EUROLEAGUE/ Fenerbahce “leksion” edhe Real Madrid, Panathinaikos “heq qafe” CSKA-në

Delo.autor

Leave a Comment