Basketball Breaking News Sport

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Luftëtari i buzëqeshur që adhuronte Jordan, ja karriera e legjendës në shifra

Pa diskutim që Kobi Brajant bën pjesë në tre apo katër lojtarët më të mirë të historisë së basketbollit. Forcë, talent dhe karakter i jashtëzakonshëm. Brajant u rrit duke ndjekur si shembull dhe si model jete të madhin Majkëll Xhordan, por ai arriti të shndërrohej edhe në një “Majkëll Xhordan”.

33cb0-15448997109219-500

Për të asgjë nuk ishte e pamundur. Një sportist maniak pas stërvitjes së personalizuar, ku studionte gjithçka deri në detaje. I shikonte dhe rishikonte videot e ndeshjeve, që në avion, teksa shokët e tij flinin. Brajant konsiderohet si prej studiuesve më të mëdhenj të sportit të koshit, duke kërkuar gjithnjë të ishte më i mirë, duke ndjekur pasionin e transmetuar nga i ati Xho.

Forca e tij psikologjike ishte e jashtëzakonshme, “Mentaliteti Mamba”, gjithçka vite drite larg nga normaliteti. Më pas raporti mistik me Fil Xheksonin, ai i keq me Shak O’nill, sukseset, dëmtimet, deri te vendimi për t’u tërhequr, që bëri gjithë botën për të qarë.

Kobi Brajant lindi më 23 gusht 1978 në Filadelfia dhe konsiderohet si një prej basketbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave në NBA. Një karrierë e jashtëzakonshme, tregues i së cilës janë edhe shifrat prej jashtëtokësori:

– Pikëshënuesi i 4-t më i mirë në historinë e NBA 33,643 pikë

– Ribaunde 7047

– Asiste 6306

– Pesë herë kampion i NBA (2000, 2001, 2002, 2009, 2010)

– Dy herë Basketbollisti më i mirë i finaleve (2009, 2010)

– Basketbollisti më i çmuar i NBA (2008)

– 18 pjesë e NBA All-Star (1998, 2000-2016)

– 4 herë NBA All-Star Game MVP (2002, 2007, 2009, 2011)

– 11 herë NBA në skuadrën e parë më të mirë (2002- 2004, 2006-2013) – 2 herë NBA skuadra e dytë (2000, 2001)

– 2 herë NBA skuadra tretë (1999, 2005)

– 9 herë NBA mbrojtësi më i mirë i skuadrës së parë Team (2000, 2003, – 2004, 2006-2011)

– 3 herë NBA mbrojtësi më i mirë i skuadrës së dytë (2001, 2002, 2012)

– 2 herë NBA shënuesi më i mirë (2006, 2007)

– Kampion Olimpik: “Pekin 2008”, “Londër 2012”

Related posts

E ardhmja e Orges Shehit varet nga vendimi i KAS-it

Sadik.Autor

U TRANSFERUA TEK MILAN PARA DY SEZONESH/ Drejt prishjes së kontratës me “Kuqezinjtë” mesfushori…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan, tre emra për planin B nëse Ibrahimovic largohet

Delo.autor

Leave a Comment