Basketball

NBA/ Lakers “thyhen” nga Bucks, Rockets mposhtin Blazzers

Milwaukee Bucks është një skuadër shumë fortë edhe për Los Angeles Lakers. Tjetër humbje për kalifornianët që u mposhtën në Staples Center nga skuadra më e mirë e këtij sezoni dhe që kryeson bindshëm konferencën e Lindjes. 120-131 në favor të Bucks ishte rezultati përfundimtar i sfidës së zhvilluar në Los Angeles, me Milëaukee që regjistroi fitoren e 19-të në 21 ndeshjet e fundit duke blinduar vendin e parë në Lindje dhe duke i konfirmuar si favoritja e madhe për titullin e konferencës por si një rivale e denjë për Golden State Warriors në garën për titullin kampion. Eric Bledsoe me 31 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Bucks, ndërkohqë që Lakers-at e shohin gjithnjë e më larg kualifikimin në play off pas kësaj humbjeje ndeshje në të cilën skuadrës kaliforniane nuk i mjaftuan as 31 pikët e Brandon Ingram dhe 31 pikë 10 asiste e 7 rebound të mbretit James.

Për të ndalur hovin e Portland Trail Blazzers mendoi Toronto Raptors. Pas 5 fitoresh rresht skuadra nga Oregoni u thye në Scotiebank Arena nga kanadezët me rezultatin e ngushtë 119-117. Ishte një ndeshje vërtetë spektakolare ajo e zhvilluar në Toronto me Raptors që iu falën paraqitjes fantastike të Kawhi Leonard, autori i 38 pikëve. Portlandit në krahun tjetër nuk i shërbyen 59 pikët e realizuara nga dyshja McCollum-Lillard.

Një sfidë që nuk kishte fund dhe që do të mbahet mend gjatë  ishte ajo mes Atlanta Hawks dhe Chicago Bulls pasi ka hyrë në librin e rekordeve. Pas plot 4 kohëve shtesë, skuadra nga Ilinois arriti të triumfonte brenda në Georgia me rezultatin 168-161. 49 pikë por edhe 16 asiste dhe 8 rikuperime të talentit Trae Young nuk i mjaftuan Atlantës për të evituar këtë disfatë, ndërkohë që heroi i Chicagos ishte Zac LaVine me 47 pikë.

Fitore e thjeshtë për Boston Celtics që la pas krizën e rezultateve falë suksesit 107-96 ndaj kryeqytetasve të Washington Wizards. Bradley Beal i miqëve ishte pikëshënuesi më i mirë i sfidës me 29 pikë, megjithatë në këtë ndeshje diferencën e bëri loja në grup e Bostonit.

Related posts

Tjetër tragjedi?! Përplaset autobusi i spotistëve, disa në gjendje të rëndë

Q.Autor

NË PRAG KAMPIONATI BOTËROR I BASKETBOLLIT/ Favorit për medaljen e artë një ekip ballkanas…

Delo.autor

NBA/ Durant udhëheq Warriors, LeBron nuk mjafton për Cavaliers

Q.Autor

Leave a Comment