Formula 1 Sport Të tjera

PREJ 5 VITESH NË KOMA/ Familja publikon pamjet e rralla të Schumacher (VIDEO)

Më 5 janar, në Gjermani dhe në Zvicër pritet të publikohet dokumentari “Schumacher”, për yllin e Formula 1, i cili prej 5 vitesh ndodhet në koma, pas një aksidenti në një pistë skish dhe prej asaj kohe ndodhet në gjendje kome.

Schumacher nuk është parë në publik dhe thuhet se nuk do të shihet në këtë film, por do të ketë intervista të familjarëve të tij, duke përfshirë edhe gruan e tij, Corinna.

Gjithashtu, në dokumentar do të paraqitet pamjet arkivore që nuk janë parë kurrë më parë. Gjendja e tanishme shëndetësore nuk do të trajtohet. Që prej aksidentit të tmerrshëm shërimi i Schumacher është trajtuar në heshtje. As familja, as miqtë nuk kanë bërë komente publike lidhur me gjendjen e tij.

Traileri do të shfaqet në Kanë në eventin “Marché du Film” që fillon më 14 maj dhe zgjat deri në 23 maj.

Schumacher konsiderohet si një nga pilotët më të mirë të botës së Formula 1. Ai garoi që nga viti 1991 deri në vitin 2006. Më pas u rikthye në vitin 2010 duke garuar deri në 2012. Gjatë kësaj periudhe, gjermani fitoi edhe 7 tituj kampion, duke u bërë kështu edhe ikonë e garave automobilistike.

Related posts

SITUATË KOMIKE TEK JUVENTUS/ Shikoni si Quadrado dhe Morata i punojnë rreng shokut të skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

U DËMTUA NË DERBIN KUNDËR PARTIZANIT/ Lojtari rrezikon sfidën me Skënderbeun

F.autor

Skandal në “Rusi 2018”, përjashtohet arbitri për korrupsion (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment