Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Vettel larg Ferrarit, drejtuesit e “kokëkuqes” zbulojnë të vërtetën

Sebastian Vettel nuk do të largohet nga Ferrari pavarësisht rezultateve të dobta të këtij sezoni. Ai që ka folur sot për mediat, në prag të garës së Gjermanisë që zhvillohet këtë fundjavë, është Mattia Binotto, shefi i “kokëkuqes”.

Kontrata aktuale e Vettel skadon në fund të vitit 2020 dhe janë të shumtë ata që mendojnë se piloti gjerman, 4 herë bote, nuk do të rinovojë më kontratën. “Unë mendoj se Vettel është i lumtur me ne dhe do të qëndrojë edhe më tej”, tha Binotto.

“Natyrisht që ai do të ishte edhe më shumë i lumtur nëse fiton dhe nëse do të kishte një makinë më të mirë. Megjithatë, tek ai po shoh një person që ka shumë dëshirë të garojë dhe fitojë. Ëndrra e tij është që titullin ta fitoje me Ferrarin dhe ne do t’ia ofrojmë këtë mundësi”, tha Binotto.

Related posts

SPECIALE/ Botërori 1990: Gjermania Perëndimore bën tripletë në tokën italiane

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SUEDISË PËR “KATAR 2022″/ Trajenri i “Dardanëve” merr lajmin e keq, humbet një tjetër titullar. Ja emri…

Delo.autor

Suedia nuk shkëlqen por “thyen” me vështirësi Koren e Jugut (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment