Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Sheffield-Manchester City. Rezultati 0-1

Manchester City ka një ndeshje të vështirë kundër Sheffield United në transfertë në orën 20:30. “Qytetarët” kanë ndryshime në formacion, pasi trajneri Pep Guardiola i ka habitur të gjithë. Mbrojtja ka ndryshime me Laporten që e nis nga minuta e parë. Mbrojtësi mungoi gjatë pas operimit të tij, por tani e nis nga formacioni.

Ndryshime dhe në sulm me Gabriel Jesus që merr vendin e Agueros. Argjentinasi do ta nisë nga stoli sfidën e sotme kundër Sheffield. De Bruyne dhe Sterling nuk preken, Mahrez i merr vendin Bernardo Silvës. City është 16 pikë larg Liverpoolit dhe ka një ndeshje më shumë, fitimi i kampionatit duket si utopik tanimë.

 

LIVE/ Sheffield – Manchester City 0-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 74/ Manchester City kalon në avantazh me golin e shënuar nga Sergio Aguero.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

BARAZIMI I TRETË RADHAZI/ Kurbinasit dhe Bylis ndajnë pikët

Delo.autor

I SHUMËKËRKUAR/ Napoli hap ankand për Osimhen, në garë futet edhe PSG. Sheikët i ofrojnë para dhe dy lojtarë

F.autor

Mesazhi i kompanisë elektronike për Meksikën: Samsung është korean, na ktheni nderin

Sadik.Autor

Leave a Comment