Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton i zhgënjyer: Komisarët më hoqën fitoren, ja çfarë ndodhi në pistë

Gara e parë sezonale e Formula 1 pati si zhgënjimin më të madh pilotin britanik Lewis Hamilton. Fillimisht penalizimi me 3 pozicione para startit të garës dhe më pas një penalizim me 5 sekonda në fundin e saj, padyshim që ndikuan në rezultatin final.

Hamilton e kaloi vijën e finishit i dyti në pistë, pas shokut të tij të skuadrës Valtteri Bottas, por penalizimi e zbriti në vendin e katërt. “U përpoqa të bëja gjithçka. Arrita të dueloj me Bottas, por ai kontakt me Albon me prishi gjithë garën”, tha britaniku i Mercedes.

“Nuk e prisja penalizimin nga komisarët e pistës, pasi ishte thjesht një kontakt gare, që ndodh shpesh në pistë. Gjithsesi, e pranoj penalizimin. Kjo garë përfundoi, tani mendoj për sfidën e radhës. Kjo fundjavë nuk ishte optimale për mua, pasi edhe të shtunën gabova”, tha Hamilton.

Gara e radhës, ashtu si e para, sërish në pistën austriake të Zeltweg, më 12 korrik.

Related posts

BËRI SHQIPONJËN NË BEOGRAD/ Izmir Ismajlaj RRËFEN: E nisa karrierën si futbollist, por trajneri… (EKSKLUZIVE)

Isa.Autor

PAS PARABURGIMIT/ Alban Hoxha dënohet nga klubi i Partizanit

Isa.Autor

NGA KOULIBALY TEK ALLAN/ Napoli ka një “bankë mishi dhe gjaku” 250-milionëshe

Delo.autor

Leave a Comment