Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK KANË FUND PRBLEMET TEK PARTIZANI/ Mbrojtësi titullar bën me “dhimbje koke” Ilir Dajën

Në pamundësi për të përforcuar grupin nga merkatoja e bllokuar, Partizani lutet të ketë fat sa u përket dëmtimeve, pasi ato do ta reduktonin organikën dhe alternativat në role specifikMe këtë problematikë, skuadra e trajnerit Daja mund të përballej që në startin e sezonit të ri, nëse kampionati do të fillonte nesër sipas programit. Egzon Belica po vuan dëmtimin që ka pësuar gjatë fazës përgatitore dhe duke pasur akoma dhimbje në pulpën e këmbës, ai nuk do të ishte i gatshëm për nesër.

Gjithsesi, situata mbetet problematike, pasi nuk ka siguri për gatishmërinë e tij për ndeshjen e javës së parë me Kastriotin edhe në rast se ky takim do të luhet pas një jave. Mbrojtësi nga Struga rrezikon shumë fillimin e kampionatit dhe kjo do ishte një “dhimbje koke” më shumë për trajnerin Daja. Në kushtet aktuale, edhe Solomon do të rrezikonte për startin, nëse kampionati do të fillonte më 12 shtator.

egzon belica

Sulmuesi ka pësuar një lëndim të lehtë në seancat e fundit, por që pritet të rikuperohet shpejt, ndaj pritshmëritë për nigerianin janë më pozitive se rasti i mbrojtësit Belica. Edhe Esin Hakaj ka pasur shqetësime në periudhën e fundit, por ajo quhet e kaluar, pasi mbrojtësi shkodran është rikuperuar dhe po stërvitet normalisht me grupin.

Gjithashtu, në përmirësim po vjen edhe gjendja e Brajan Braunit, kur dihet se sulmuesi xhamajkan ka vuajtur lëndimin që pësoi në gju në fund të sezonit të shkuar. Duke parë këtë situatë të infermierisë së Partizanit, pa dyshim që shtyrja e kampionatit për shkak të bojkotit të 10 klubeve të Superiores ka ardhur si një asist për “demat”, që u jep më shumë kohë për t’u rikuperuar.

Related posts

Arsenali mendon për Luis Enriquen, përshpejtohet largimi i Wenger

Q.Autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NDAJ CROTONES/ Gjykatësi Sportiv merr vendimin për mbrojtësin Calabria, ja dënimi që merr…

Delo.autor

TALENTI I SALZBURG QË PO MAHNIT EUROPËN/ 19-vjeçari preferon të luajë në Premier League tek…

Delo.autor

Leave a Comment