Futboll Sport

“ÇFARË EKIPI I ÇMENDUR”/ “Fenomeni”: Nëse do të mund të kishim luajtur të tre së bashku…

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo Nazario u zgjodhën si tre sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit, nga “France Football”. Messi ka shënuar 642 gola, një më pak se rekordi i Pele në të njëjtin klub, në 746 paraqitje për gjigantët katalanas, me të cilët ka fituar 10 tituj në La Liga dhe katër kurora të Ligës së Kampionëve, mes 34 trofeve total.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 754 gola mahnitës gjatë karrierës së tij në nivel klubi dhe ndërkombëtar, duke përfshirë 450 gola në 438 paraqitje me “Los Blancos”. Në kryeqytetin spanjoll qëndroi midis viteve 2009 dhe 2018, ndërsa tani është te Juventusi. Ish sulmuesi ndërkombëtar i Brazilit, Ronaldo Nazario, shënoi 47 gola në 49 paraqitje për Blaugrana-t (1996-1997), para se të shënonte 104 gola në 177 ndeshje për Real Madridin.

“Fenomeni”, i kontaktuar nga revista e famshme franceze, “Frane Football”, deklaroi: Çfarë ekipi i çmendur. A mund ta imagjinoni, nëse do të mund të kishim luajtur të tre, së bashku!? Mbrojtësit do të ishin tmerruar. Publiku do të kishte qenë i çmendur nga dashuria për ne. Kam patur mundësinë të përballesha me secilin prej tyre në fushë dhe duhet të them se bënë historinë e futbollit. Prania e tyre në “Drem Team” është më se e merituar”.

Related posts

INTERI “FITON” DERBIN ME MILANIN/ SUPER Talenti i ka thënë “PO” zikaltërve

Isa.Autor

MILAN-LAZIO/ Shtangen “Kuqezinjtë”, ja si çmendet trajneri Inzaghi pas golit (VIDEO)

Delo.autor

Ky është pengu i madh i Besnik Hasit, e tregon vetë lojtari i Premier Leagues

Sadik.Autor

Leave a Comment