Basketball Sport

NBA/ Vetëm 1 pozitiv nga 20 janari, Gregg Popovich merr vaksinën anti-Covid

Vetëm një basketbollist ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në 429 teste që janë kryer në NBA nga 20 janari. Një lajm i mirë ky i dhënë nga NBA, që tregon se numri i rasteve të reja me koronavirus është ulur ndjeshëm (11 dhe 16 raste të reja janë regjistruar në dy raportet e mëparshme).

Gjithsesi, deri më tani, si pasojë e pandemisë, janë anulluar 22 ndeshje, që do të zhvillohen në pjesën e mbetur të sezonit.

Beteja ndaj koronavirus vijon në Amerikë dhe një personazh i njohur i NBA-së ka kryer vaksinën anti-Covid. Bëhet fjalë për trajnerin 72-vjeçar të San Antonio Spurs, Gregg Popovich. Ai ka kryer dozën e parë dhe ka ftuar të gjithë që ta kryejnë vaksinën, për t’u mbrojtur nga pandemia.

Related posts

ARSENAL-MANCHESTER CITY/ “Emirates Stadium” nën hijen e derbit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shkëmbi me ide të qarta: Kontrata më mbaron, por qëndoj në Durrës nëse…

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Wilder kërcënon Fury: Do ta kap me shkelma by**ësh

Delo.autor

Leave a Comment