MMA Sport

PËRBALLJA NDAJ “NOTORIOUS”/ Poirier: Ja plani im për të mundur McGregor në revansh

Më 23 janar, në “fight island” në Abu Dhabi, do të zhvillohet eventi UFC-257 në artet marciale mikse. Sfida kryesore do të jetë ajo mes Dustin Poirier dhe Conor McGregor, një revansh për dy sportistët.

Irlandezi e ka fituar përballjen e parë mes tyre (UFC-178, viti 2014), ndërsa për Poirier është mundësia e mirë të hakmerret për atë humbje. Duke folur për këtë duel, amerikani tha se ka një plan për ta mposhtur irlandezin në kafaz.

“Po, e kam një plan për këtë duel. Do ta shihni Conor të gjakosur, do ta godas dhe dëmtoj fort që në çastet e para, duke e bërë të vuajë shumë. Ai do ta kuptojë se kush është luftëtari i vërtetë në kafaz”, tha Poirier.

“Kjo është ajo që dua, t’i shkaktoj vuajtje, dhumbje dhe të jetë i gjakosur. Gjithçka do ta realizoj që në raundin e parë”, tha Poirier, 26 fitore e 6 humbje (1 duel pa rezultat) në kafaz.

Related posts

SERIE A/ Zyrtare, Ivan Marcano te Roma deri në vitin 2021

Sadik.Autor

PEREZ prezanton SUPER projektin dhe vendos: REALI s’do të luajë kurrë aty

Isa.Autor

“A DO TË DONIT TË KALONIT NJË DITË PËR TË NGRËNË…”/ Shakira dhe Pique bëjnë propozimin që ndez ëndrrat e fansave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment