Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Babai i pilotit Hamilton zbulon të ardhmen e 7 herë kampionit të botës

Ditët kalojnë dhe Lewis Hamilton vijon të jetë pa kontratë për vitin 2021. Piloti 7 herë kampion bote ende nuk ka rinovuar me Mercedes, teksa ngërçi kryesor është rroga që do të ketë piloti britanik, shumë e lartë për makinën gjermane.

Ai që është përpjekur të hedhë sadopak dritë në këtë çështje është Anthony Hamilton, babai i pilotit, që tha: “Për aq sa unë di, Lewis do të vijojë të pilotojë. I dashuron garat dhe dashuron gjithçka që bën”.

“Sot Lewis është një zë me shumë peshë në botën e këtij sporti dhe do të vijojë të garojë. Kam vetëm pak orë që kam folur me të, ndaj e di me siguri këtë gjë. Leëis nuk garon për trofe, por sepse e dashuron këtë që bën”, tha Anthony Hamilton.

Related posts

ITALI-SPANJË/ Sherr me Tottin dhe me Messin, Luis Enrique është trajner i hekurt

Delo.autor

ANCELOTTI NË ANKTH/ REALI hidhet në sulm, kampionët e Europës kërkojnë “yllin” e NAPOLIT

Isa.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Milan-Manchester United. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment