Sport Të tjera

PAS SUKSESIT NË “WIMBLEDON”/ Tenisti Djokovic mbërrin në Tokio dhe zbulon objektivin e radhës

Pasi ka triumfuar këtë vit në Australian Open, Roland Garros e së fundi në Wimbledon, tenisti serb Novak Djokovic përgatitet për një tjetër aventurë. Numri 1 në botë për meshkuj ka bërë me dije se ka mbërritur në Japoni, ku do të luajë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Serbi, fitues i 20 grand slam, synon medaljen e artë në këtë turne, të cilën nuk e ka fituar më parë në karrierën e tij. “Mendoj se kam bërë një përgatitje të shkëlqyer dhe mbërrij në Tokio me besim dhe energji të plotë”, tha Djokovic.

“Përfaqësoj vendim tim dhe kjo është një mundësi e artë për mua. Kam fituar me kombëtaren Kupën Davis dhe ATP Cup, ndaj uroj që cikli të mbyllet me medaljen e artë olimpike”, tha Novak Djokovic.

Në këtë Olimpidë mungojnë Roger Federer e Rafael Nadal, por serbi ka një listë rivalësh: “Medvedev, Tsitsipas, Zverev janë 3 rivalët krysorë. Ky është një turne ku mund të ndodhë gjithçka dhe do të jetë e vështirë të shkoj deri në fund”.

Related posts

SË BASHKU ME MIANIN DHE JUVENTUSIN/ Napoli shkruan historinë në Champions, bëhet ekipi i tretë italian që…

F.autor

TENIS/ “Wimbledon”: përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste për femra

Delo.autor

Seria A është arsyeja pse Brazili do të fitojë Botërorin në “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment