Breaking News Futboll Sport

ITALI-SHQIPËRI/ Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në disavantazh 2-1 ndaj Italisë

Stadiumi i Dortmundit sot pret një ndeshje shumë të veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën. Kuqezinjtë e Silvinjos nisin rrugëtimin e tyre në Euro 2024 me një përballje ndaj Kampioneve në fuqi të Italisë

Sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat pasi nga një anë është një skuadër që kërkon të shkojë deri në fund turneut. Ndërsa nga ana tjetër është entuziazmi kuqezi i mbështetur nga një dallgë e madhe tifozësh që ka pushtuar Dortmundin në ditën e sotme duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse.

 

Trajneri Silvinjo ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë Strakoshën në portë në vend të Berishës. Ndërkaq, aktivizohet Ajeti në qendër të mbrojtjes në vend të Ismajlit i cili ka qenë titullar i rregullt gjatë të gjithë kualifikueseve.

LIVE ITALI-SHQIPËRI 0-1
1′ Bajrami

Ndeshja minutë pas minute:

45+2’- Pellegrini shpërdoron një mundësi shumë të mirë, duke gjuajtur jashtë me kokë.

45′- Akordohen 3 minuta shtesë!

44’- Jasir Asani provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por nuk ka saktësinë e duhur.

40’- Tjetër mundësi e mirë për Italinë, Scamacca ndalet nga Strakosha.

39’- Tjetër spastrim nga Gjimshiti. Mbrojtësi largon një top të futur në zonë nga Dimarco.

34’- Me fat Shqipëria. Një aksion i bukur mes Scamacca dhe Frattesi, me mesfushorin që u ndal nga shtylla e majtë e Strakoshës.

 

11’ Gjuajtja e parë në portë dhe Italia gjen golin e barazimit. Pas një goditje këndi, Bastoni me kokë çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

8’ Në zhvillimin e një goditje këndi, Gjimshiti ka mundësinë të gjuajë fluturimthi, por nuk gjen kontaktin me topin.

8’ Asani nga e djathta provon të gjejë portën, Di Lorenco me kokë largon topin në këndore

7’ Të kaltrit janë që tani në sulm për të barazuar shifrat duke zhvendosur lojën pranë portës tonë, Mitaj me një pasim në zonë rrezikon por topi nuk arrin të gjejë katërkëndorin fatmirësisht pas një diagonaleje të Barelës.

2’ Italia mundohet të krijojë menjëherë rast të rrezikshëm me Kiezën i cili gjuan por nuk gjen portën kuqezi. (VIDEO)

1’ GOOOL SHQIPËRIA! Sulm i shpejtë në krahun e djathtë dhe Bajrami me një predhë gjen golin e parë (VIDEO).

1’ Nis dueli në Dortmund.

FORMACIONET ZYRTARE

ITALIA: Donaruma, Bastoni. Kalafiori, Dimarko, Di Lorenco, Zhorzhinjo, Barela, Pelegrini, Fratezi, Kieza, Skamaka.

Trajner: Luçiano Spaleti

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.

Trajner: Silvinj

Related posts

PUBLIKOHET SHIFRA/ Ja sa vlen Tirana sipas kartonëve të lojtarëve. Më i shtrenjti është… (FOTO)

Delo.autor

NISIM ME HUMBJE ELIMINATORET E EUROPIANIT/ Finlanda mposht Shqipërinë në breshërin e Elbasanit

F.autor

Merkato/ Brandt mahnit gjigandët e Bundesligas, ‘lum’ ofertash për shërbimet e tij

Q.Autor

Leave a Comment